NUREDINI : U shqyrtuan mundësite për zgjerimin e mbështetjes së Zvicrës në mbrojtjen e mjedisit jetësor  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi takim koordinues me koordinatoren e projektit të Sekretariatit Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO), Françoise Salamé dhe Këshilltarin Rajonal për Mjedis Jetësor dhe Infrastrukturë Cliff Hammer, takim në të cilin diskutuan mbi statusin e projekteve që realizohen me mbështetjen zviceriane, si dhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në kornizën e re programore për bashkëpunim në mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Sostanok so SECO

 

U diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, por edhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ndryshimeve klimatike, tranzicionit të drejtë lidhur me procesin e dekarbonizimit etj. Përfaqësuesit zvicerianë konfirmuan gatishmërinë e Qeverisë Zviceriane, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, natyrës dhe në realizimin e projekteve të qëndrueshme infrastrukturore, që e njëjta të vazhdojë edhe më tutje.