NUREDINI: Nevojiten aktivitete të harmonizuara dhe të koordinuara për mbrojtjen më të mirë të zonave të mbrojtura ndërkufitare 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot zhvilloi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës, shkelqësia e tij Florian Qehaja.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga të dyja palët për komunikimin e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e mirë në disa fusha me interes të përbashkët, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj parimeve evropiane.

Nuredini dhe Qehaja shkëmbyen mendime dhe i shqyrtuan mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, veçanërisht në zonat e mbrojtura ndërkufitare.

Sredba_Nuredini_Kosovski Ambasador

Në këtë kontekst, theks i veçantë u vu në zhvillimin e bashkëpunimit të Parkut Kombëtar të sapoformuar të Malit Sharr me Parkun Kombëtar Malet e Sharrit të Kosovës si dhe vendosjen dhe harmonizimin e parimeve të menaxhimit dhe planifikimit të aktiviteteve që do të mundësojnë një shkallë më të lartë të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, zjarret, biodiversitetin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe qasje më të lehtë tek donatorët ndërkombëtarë. Një bashkëpunim i tillë hap mundësi për thellimin e bashkëpunimit tashmë të krijuar me PONT dhe Fondin Global të Konservimit, si dhe qasje me organizata të tjera donatore.

Qëndrimi ishte i përbashkët se me vendosjen e një bashkëpunimi të mirë do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave, përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të popullsisë, zhvillimin e ekoturizmit etj.