NUREDINI: Jemi të hapur për bashkëpunim në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian Takim me Almotaz Abadi, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Unionit për Mesdheun

Ministri Nuredini zhvilloi takim pune me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit të Mesdheut, Almotaz Abadi, ku biseduan për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes dialogut dhe zbatimin e projekteve dhe iniciativave rajonale. Në takim, ministri Nuredini theksoi rolin jashtëzakonisht aktiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes nxitjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor.Sredba Nuredini Abdi

Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive kontribuon në projektet rajonale për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në pellgun e Drimit të Zi dhe projektet e mbrojtjes nga përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Vardar, si pellgje ndërkufitare që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose indirekte përmes detit Adriatik dhe Egje ndikojnë në cilësinë e Detit Mesdhe.

Gjithashtu, ministri Nuredini theksoi se janë të përkushtuar ndaj Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, për të cilën investimet në përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza, vendosjen e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave dhe ekonominë qarkore, si dhe angazhimet për dekarbonizimin e ekonomisë përmes masave dhe politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Mesdheut, Abadi shprehu hapur mbështetjen për të ndihmuar në dialogun politik për të promovuar rezultatet e arritura në fushën e menaxhimit të ujërave, ekonomisë qarkore dhe procesit të dekarbonizimit të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet i ri anëtar i Unionit për Mesdheun.

Me përfshierjen e partnerëve të duhur përmes Unionit të Mesdheut, i cili numëron 43 shtete anëtare (BE dhe 16 vende që ndajnë Mesdheun), hapet mundësia e qasjes në institucionet e mundshme financiare dhe transferimi i njohurive dhe përvojës së duhur në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Gjithashtu, hapet mundësia për të forcuar dialogun me shtetet anëtare të BE-së në kuadër të realizimit të prioritetit kombëtar – integrimit evropian.