NUREDINI: Hapim mundësi të reja bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim. Në këtë takim fillestar u shqyrtuan mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë, e cila prej dy vitesh është e pranishme në këto zona dhe e mbështet shtetin në fusha të ndryshme.

Sredba so francuska agencija za razvoj

Ndër të tjera u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në sigurimin e zhvillimit të ekuilibruar urban, mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura, dhe u shqyrtuan mundësitë për mbështetjen e proceseve të menaxhimit të mbeturinave.

Si projekte me interes të përbashkët u përmendën edhe projektet për reduktimin e rreziqeve nga përmbytjet dhe projektet që përfshijnë zgjidhjet e mbështetura tek natyra.