Nuredini – Morton: Mbretëria e Bashkuar mbështet Maqedoninë e Veriut në arritjen e synimeve ambicioze kombëtare klimatike

Нуредини-Мортон Обединетото Кралство ја поддржува Северна Македонија во остваруваMinistrja për Evropë dhe Amerikë e Mbretërisë së Bashkuar shkelqësia e saj Wendy Morton, е cila qëndron për vizitë pune në vendin tonë, realizoi takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. 

Fokusi i bisedimeve ishte në ambiciet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në trajtimin e ndryshimeve klimatike në prag të #COP26 që do të mbahet këtë vit në Glasgow.  

Ministrja Morton e vërtetoi mbështetjen e Qeverisë Britanike për arritjen e qëllimeve ambicioze të përcaktuara në Kontributin e Rishikuar Kombëtarë në Marrëveshjen e Parisit, #eNDC. Gjatë diskutimit u theksua veçanërisht nevoja për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara dhe publikut të gjërë si një mënyrë e vetme për të arritur objektivat e përcaktuara. Gjithashtu u theksua rëndësia e edukimit, ndërgjegjësimi i publikut dhe ndryshimi i shprehive në raport me mjedisin jetësor.  

Ministri Nuredini konfirmoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për kalimin nga qymyri në burime të energjisë së rinovueshme dhe falënderoi Qeverinë Britanike për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces kompleks.