NUREDINI: Duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë për të zhvilluar ekoturizmin

Në takimin e sotëm të ministrit Nuredini me drejtorin e Agjencisë së Turizmit Ljupço Janevski dhe kryetarin e Federatës së Sporteve Alpinistike Zoran Çitkushev, u bisedua për mundësitë për zhvillimin e turizmit malor dhe eko-turizmit në vend dhe veçanërisht në zonat e mbrojtura, sipërfaqja e të cilave në periudhën e kaluar është ritur në masë të madhe.

Sredba Nuredini_Direktor_Agencija za turizam

Zonat e mbrojtura, parqet kombëtare, parqet e natyrës duhet të jenë nën një shkallë të caktuar mbrojtjeje, por në të njëjtën kohë mënyrat e jetesës dhe zhvillimi ekonomik duhet të përshtaten dhe të drejtohen në drejtim të sigurimit të zhvillimit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Të pranishmit u pajtuan se zonat e mbrojtura ofrojnë mundësi të ndryshme për zhvillimin e turizmit dhe në këtë drejtim duhet të rregullojmë rregulloren ligjore si dhe planet zhvillimore.