NUREDINI: Biseda intensive për sfidat e krizës globale energjetike, mundësitë për tejkalim dhe orientim drejt energjive të pastra

Në kuadër të qëndrimit në Stamboll dhe pjesëmarrjes në Konferencën Rajonale për Perspektivat e Energjisë së Pastër, ministri Nuredini zhvilloi takime intensive dypalëshe, në fokus të të cilave ishin sfidat e krizës globale energjetike, mundësitë për tejkalim dhe orientim drejt energjive të pastra.Nuredini sredba so pretstavnik na EBRD

Në takimin me Matthew Baldwin, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Energjisë së BE-së, të dyja palët prezantuan aktivitetet e ndërmarra për trajtimin e krizës energjetike, si dhe mundësitë për lehtësimin e barrës financiare të faturave të larta të energjisë elektrike mbi shfrytëzuesit përfundimtarë – sipërmarrësit dhe amvisëritë individuale, përmes subvencioneve nga buxheti qendror. U diskutua edhe për mundësitë e ndihmës nga BE-ja në sigurimin e gazit nga burime të ndryshme, veçanërisht për qytetin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, interkontektori me Greqinë vlerësohet si shumë i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin. Ministri Nuredini dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Baldwin ranë dakord se ka një interes në rritje të investitorëve për burimet e rinovueshme.Nuredin sostanok Istanbul Turcija

Gjithashtu, ministri Nuredini zhvilloi takim me Alparaslan Bayraktar, Zëvendësministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, ku theks i veçantë u vu në mundësinë e mbështetjes së Turqisë si vend transit i gazit për kontinentin evropian në sigurimin e gazit dhe për RMV-në në rast nevoje.Istanbul_Nuredini_Turcija

Me Grzegorz Zielinski, drejtor i BERZH-it, udhëheqës i Energy Europe, Nuredini diskutoi për projektet aktuale që po zbatohen në vend me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.Istanbul_Nuredini_romanski Minister za energetika

Nuredini zhvilloi gjithashtu bisedime konstruktive për mënyrat e menaxhimit të krizës energjetike dhe tejkalimit të sfidave përmes bashkëpunimit të përmirësuar rajonaë me George Sergiu Niculescu, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Energjisë së Rumanisë.