Nuredini: Ngritim standardet për menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve

“Vendosja e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave nënkupton ndihmë direkte për komunat nga të gjitha rajonet. Ne sigurojmë burime financiare me të cilat ngremë standardet për menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm, dhe në këtë mënyrë kujesemi për nevojat dhe shëndetin e qytetarëve.Qasja e re do të mundësoj zbatimin më të mirë të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbeturinave dhe ndërtimin e deponive sanitare në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe atë të BE-së për deponitë. Investimi përfshin edhe prokurorimin e kontejnerëve për mbeturinat komunale dhe prokurorimin e mjeteve për grumbullimin e mbeturinave komunale.Gjithashtu, ne do të punojmë në zhvillimin e shprehive dhe ndërgjegjësimin e popullatës për përzgjedhjen e mbeturinave dhe përfitimet që ata kanë nga ai proces”, tha ministri i Mjedisit Jetësor Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini gjatë nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes për kredinë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të ndërtuar sisteme rajonale të menaxhimit të mbeturinave në të pesë rajonet planore.

Нуредини Ги подигнуваме стандардите за управување со отпад, одржување на чиста и здрава животна средина и грижа за здравјето на граѓаните

Нуредини Ги подигнуваме стандардите за управување со отпад, одржување на чиста и здрава животна средина и грижа за здравјето на граѓаните

Mjetet e siguruara janë planifikuar për vendosjen dhe zhvillimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonin Juglindor, Vardar, Pellagoni, Jugperëndim dhe Pollog, dhe vlera totale e kredisë  nga BERZH është 55 milionë euro, e dedikuar për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm që është ndihmë direkte për komunat nga këto rajone.

2

Ky, sipas Nuredinit, është një proces i shumëpritur i zbatimit të projektit Rajonal për menaxhimin e mbeturinave të ngurta sipas standardeve evropiane, proces që kërkon burime të mëdha financiare dhe njëkohësisht duhet të jetë në dispozicion të amvisërive dhe personave juridikë.

3

“Më në fund, pas 31 vitesh pavarësi, Maqedonia e Veriut në mënyrë serioze po investon në ndërtimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve evropiane, që konfirmon përkushtimin tonë si Qeveri dhe Ministri për realizimin e Agjendës së Gjelbër të vendit. Gjithashtu, menaxhimi i mbeturinave në përputhje me standardet e përcaktuara të BE-së do të sigurojë zbatimin e parimeve të ekonomisë qarkove në vend”, shtoi ministri Nuredini .

4