NUREDINI: Nëse i sigurojmë kushtet e nevojshme, jam i sigurt se qytetarët do të bëjnë selektimin e mbeturinave

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë sot në punëtorinë ballkanike për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve për menaxhimin e mbeturinave nga paketimi, e organizuar nga “EXPRA” – shoqatë ndërkombëtare e përpunuesve kolektivë për mbeturinat nga paketimi dhe PAKOMAK, si anëtare e saj, që po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Balkanska rabotilnica

Punëtoria i kushtohet shkëmbimit të përvojave në ngritjen, zhvillimin dhe funksionimin e një skeme të përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave nga paketimi që çliron kompanitë industriale dhe ndërmarrjet tregtare nga detyrimi i tyre individual për të kthyer paketimin e përdorur të shitjes. Kjo skemë synon të menaxhojë mbeturinat nga paketimi në mënyrën më efikase ekonomike dhe më të shëndoshë mjedisore.

Duke kujtuar se vitin e kaluar, në kuadër të reformave të rregullores ligjore, është miratuar një pako prej 6 ligjesh të reja që janë të orientuara drejt parimeve të ekonomisë qarkore, parandalimit të mbeturinave, veçanërisht ripërdorimit, përpunimit dhe riciklimit, Ministri Nuredini theksoi se Ligji i sapomiratuar për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit jep argumente të forta për vendosjen e një skeme të tillë të përgjegjësisë së prodhuesit dhe është një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e sistemeve funksionale të menaxhimit të mbeturinave.Balkanska rabotilnica_1

“Ne jemi përpjekur që një pjesë të madhe të mjeteve të grumbulluara nga prodhuesit t’i investojmë në infrastrukturën për selektimin e mbeturinave, me të cilën do t’i ndihmojmë qytetarët kur bëhet fjalë për selektimin parësorë. Do të informojmë qytetarët dhe komunat për efektet e selektimit parësorë të mbeturinave, se sa më shumë të selektojmë mbeturina aq më pak mbeturina do të përfundojnë në deponi. Me Ligjin e ri përfshihet edhe çmim i ri për qeset plastike, veçanërisht 15 denarë për një qese. Këto para shkojnë në fondin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe i njëjti është i shpallur në mënyrë transparente dhe është i disponueshëm për të gjithë qytetarët – tha ministri Nuredini, duke shtuar se deri në fund të muajit qershor të këtij viti në këtë fond janë mbledhur mbi një milion euro, me pritshmërinë që të njëjtit të dyfishohen deri në fund të këtij viti.Balkanska rabotilnica_3

Fondet e grumbulluara nga shitja e qeseve plastike në vend do të ndahen për vendosjen e një infrastrukure të re për selektimin e mbeturinave në të gjithë vendin.

“Kjo do të thotë vendosja e 5000 kontejnerëve të rinj për selektim dhe pjesa tjetër e fondeve do të i dedikohet fushatave edukative për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për selektimin parësor të mbeturinave dhe riciklimin e tyre” – shtoi ai.

Balkanska rabotilnica_2

Në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se qytetarët do të bëjnë selektimin e mbeturinave në shtëpitë e tyre, ministri Nuredini është përgjigjur se përderisa shteti dhe autoritetet lokale do t’i mundësojnë kushtet e nevojshme, është i sigurt se qytetarët do ta kryejnë obligimin e tyre dhe do të bëjnë selektimin e mbeturinave.