Ministri Duraki u takua me ambasadorin britanik Gallovej

(13.11.2018) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki,realizoi një takim pune me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, E.T Rejçel Gallovej.

Në këtë takim u shkëmbyen informacione për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes Republikës së Maqedonisëdhe Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Gjithashtu, u diskutuan rezultatet e projekteve dhe programeve të deritanishme ndërmjet dy vendeve dhe u përcaktuan fushat specifike ku ekziston mundësia për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.