Stacioni për matjen e cilësisë së ajrit në Tetovë është në funksion, të dhënat janë në dispozicion në AirCare

Ministria e Mjedisit Јеtësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton qytetarët se stacioni matës në Tetovë është në funksion dhe monitoron cilësinë e ajrit, por të dhënat nuk janë të dukshme në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për shkak të problemeve me serverin. Të dhënat nga ky stacion matës disponohen në aplikacionin celular AirCare.

Për momentin nuk shihen vetëm të dhënat për koncentrimin e CO, sepse në stacionin matës nuk kishte energji elektrike dhe duhet kohë për të ndezur sistemin. Presim disponueshmërinë e tyre për 2-3 orë.