RAPORT PËR NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT PËR UJËRAT

1. Emri i Ministrisë: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka përgatitur ndryshimet në Ligjin për ujërat.

2.Problemi: Gjatë analizës së gjendjes me menaxhimin e ujërave dhe në përputhje me rekomandimet nga raportet e revizionit në fushën e ujërave, është parë se është e nevojshme të përmirësohen disa dispozita të Ligjit për ujërat.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit u iniciuan për shkak të:

-          Saktësimit dhe sqarimit të definicioneve të caktuara në ligj, si dhe shtimit të përkufizimeve të reja që do të mundësojnë zbatimin më të lehtë dhe më efikas të dispozitave në ligj;

-          Plotësimit dhe saktësimit të procedurave për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e të drejtës së ujit për zbatim më efikas;

-          Ndryshimit të procedurës për mbrojtjen dhe përmirësimin e regjimit ujor me nxjerrjen e rërës, zhavorrit dhe gurëve nga shtretërit e lumenjve dhe brigjet e trupave ujorë sipërfaqësorë për të përmbushur rekomandimet e dhëna në raportin e revizionit.

-          Sigurimit të transparencës më të madhe të procedurës për dhënien e koncesioneve edhe për përdorimin e ujit si dhe

-          Çështje të tjera që përmirësojnë dispozitat e ligjit për zbatimin më të lehtë dhe më efikas të tij.

 

  1. Qëllimi: Qëllimi kryesor i propozim-ligjit është që të specifikojë dhe sqarojë më tej disa dispozita të Ligjit të cilat do të mundësojnë zbatimin më të lehtë dhe më efikas.

Disa nga zgjidhjet në ligj do të mundësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e aktiviteteve specifike të organeve dhe institucioneve përgjegjëse në zbatimin e ligjit për ujërat. Rregullimi shtesë i dispozitave të mbikëqyrjes inspektuese duhet të rezultojnë me mbikëqyrje më efikase në fushën e ujërave.

Mundësia e përfshirjes së publikut në procedurën për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit do të mundësojë transparencë më të madhe të gjithë procesit.

  1. Afati kohor për hartimin e ligjit:

-          14 shkurt – 15 mars 2022 – publikimi i draft versionit të ligjit dhe draft versioni i raportit për vlerësimin e ndikimit të rregullores në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregulloreve në Republikën e Maqedonisë (www.ener.gov.mk) dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për paraqitjen e komenteve dhe vërejtjeve për të;

-          Në periudhën prej 25 deri më 5 mars 2022 – organizimi i debatit publik për draft versionin e ligjit;

-          Gjatë muajit mars 2022, shqyrtimi i vërejtjeve të dorëzuara nga MMJPH dhe inkorporimi i duhur në draft tekstin e ligjit dhe draft raportin për VNR;

-          Deri në fund të marsit 2022 – dorëzim i tekstit të ndryshimeve të Ligjit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

5.Palët e interesit:

-          Ministrinë e Ekonomisë;

-          Ministrinë e Shëndetësisë;

-          Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;

-          Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve;

-          Ministrinë e Financave;

-          Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës;

-          Ministria e Vetëqeverisjes Lokale;

-          Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor;

-          Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së, i angazhuar për Çështje Ekonomike;

-          Sekretariati për Çështje Evropiane;

-          Instituti i Shëndetit Publik;

-          Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike;

-          ShA Ekonomia Ujore e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-          Termocentralet e Maqedonisë së Veriut;

-          BNJVL (Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale);

-          Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut;

-          Shoqata e Odave të Tregtisë;

-          Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore;

-          Oda Ekonomike e Energjetikës së Republikës së Maqedonisë;

-          Shoqata e Prodhuesve të Peshkut;

-          Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale (ADKOM);

-          Organizatat joqeveritare që operojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

  1. Mënyra e përfshirjes së publikut të prekur:

Paraqitja e opinionit, organizimi i debatit publik dhe, nëse është e nevojshme, organizimi i takimeve me palët e interesuara.

  1. Adresë elektronike ku palët e interesuara do të mund të shkarkojnë versionin elektronik të ndryshimeve të propozuara në ligj dhe draft Raportin e VNR:

www.ener.gov.mk

www.moepp.gov.mk

 

  1. Adresa dhe/ose adresa e-mail ku mund të dorëzohen mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet:

Adresa: Sheshi Presveta Bogorodica nr.3, Shkup

email: infoeko@moepp.gov.mk

 

  1. Personi përgjegjës për kontakt në ministri:

Ylber Mirta dhe Melita Goçevska, Sektori i Ujërave, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor