Zëvendësministrja Oxhaklieska mbajti një takim me ekipin e ekspertëve të “Fondacionit Shqipëtar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska dhe sekretari shtetëror Nebi Rexhepi zhvilluan një takim pune në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me ekipin e ekspertëve të “Fondacionit Shqipëtar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale”, i cili së bashku me Organizata partnere nga Maqedonia e Veriut “Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit” dhe “GLV Dibra Turistike” nga Shqipëria filloi zbatimin e një projekti të ri trevjeçar “Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura ndërkufitare Mali  Sharr, Mavrovë dhe Korab-Koritnik”., projekt i financuar nga Fondi i Natyrës Prespë – Ohër.

Заменик министерката Оџаклиеска одржа состанок со стручен тим на “Албанската Фондација за развој на локални капацитети”

Заменик министерката Оџаклиеска одржа состанок со стручен тим на “Албанската Фондација за развој на локални капацитети”

Qëllimi i projektit të ri është përmirësimi i menaxhimit, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse kombëtare dhe rajonale, si dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale dhe palëve të interesuara në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe në monitorimin e zbatimit të aktiviteteve në terren, ku fokusi do të vendoset në qeverisjen e mirë dhe efektive të zonatve të mbrojtura ndërkufitare nga rajoni i MalitSharr – Korab, për të mundësuar rritjen e përfitimeve ekologjike dhe ekonomiko-sociale për banorët e këtyre zonave.

Zëvendësministri Oxhaklieska në takim theksoi se mbrojtja e zonave me vlera të jashtëzakonshme natyrore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim ndërkufitar.

Ajo theksoi gjithashtu rolin e sektorit civil dhe nevojën e koordinimit të duhur me të gjitha institucionet përkatëse për realizimin me sukses të synimeve të përcaktuara dhe për mbrojtjen e suksesshme të zonave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të popullatës lokale, e cila duhet të ndjejë përfitimet nga zbatimi i këtij projekti.