Zëvendësministrja Oxhaklieska në takim pune me kryetaren Arsovska

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot realizoi një takim pune me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Në takimin e iniciuar nga zëvendësministrja Oxhaklieska, u diskutua për koordinimin e aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe marrjen e masave specifike dhe sistematike për ballafaqimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, me të cilat do të sigurohet cilësi më e lartë e jetës së qytetarëve.

Në këtë takim Oxhaklieska, shprehu gatishmëri për të mbështetur aktivitetet e qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit në zbatimin e kompetencave sipas Ligjit për Ajrin e Ambientit si dhe në specifikimin dhe zbatimin e planifikimit cilësor dhe të aplikueshëm, definimit dhe zbatimin e masave të qëndrueshme.

Заменик министерката Оџаклиеска на работна средба со градоначалничката АрсовскаSipas zëvendësministres Oxhaklieska, vetëm me një koordinim dhe bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve lokale dhe shtetërore mund të zbatohen masa të cilat do të parandalojnë përqendrimet e grimcave dhe substancave të caktuara ndotëse të tejkalojnë vlerat kufitare të përcaktuara në legjislacionin kombëtar. Ajo po ashtu theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal duhet të forcohet veçanërisht me zbatimin e Ligjit për Inspektim dhe Mbikëqyrje në Mjedis, i cili ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

Kryetarja Arsovska, u pajtua se veprimet e përbashkëta në këtë fushë janë të nevojshme dhe informoi se qyteti i Shkupit është duke bërë analizë dhe hartografi të të gjitha objekteve industriale që funksionojnë në territorin e qytetit dhe se vazhdon me mbikëqyrjen e zgjeruar inspektuese në kuadër të kompetencave të tij.

Bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar dhe lokal është kyç në ballafaqimin e ndotjes së ajrit, në interes të të gjithë qytetarëve në vendin tonë.