Zëvendësministrja Oxhaklieska në një panel diskutimi “Mbetjet, rregullimi i mbeturinave, situatat dhe zgjidhjet”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, dje mori pjesë në një panel diskutimi me temë: “Mbetjet, rregullimi i mbeturinave, situatat dhe zgjidhjet” në hapësirat e organizatës qytetare “CIVIL” organizuar nga “Zelen CIVIL”.

Заменик министерката Оџаклиеска на панел дискусија „Отпад, регулација на отпад, состојби и решенија“

Në prezantimin e saj Oxhaklieska shpjegoi se ligji i ri për mbeturinat, i cili është në procedurë parlamentare, mundëson realizimin e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të fillojë procedurat për ndërtimin e deponive rajonale në rajonin e planifikimitjuglindor, jugperëndimor  , rajonin e Pellagonisë, rajonin e Vardarit  dhe të Pollogut.

Me realizimin e këtij projekti shumë domethënës, besoj se bashkëpunimi me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore është i një rëndësie të veçantë, sepse me zbatimin e tij, për herë të parë në vendin tonë do të krijohet një sistem bashkëkohor grumbullimi, trajtimi dhe përzgjedhjeje të mbetjeve, theksoi zv.ministrja.

0-02-05-6de4487853125658d92efda95978e2f79cfd5ce25af2688d522fdc0203d617dc_8c03debdd46310ef

Në periudhën e kaluar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka përgatitur gjashtë zgjidhje ligjore në fushën e mbeturinave, të cilat njëzëri janë miratuar në Kuvendin tonë, të cilat vendosin parimin e ekonomisë rrethore, përkatësisht përdorimin e mbeturinave si lëndë e parë.

Në panelin e diskutimit zv.ministrja e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, u shpjeguan më hollësisht situatat,  progresi dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi në realizimin e projekteve të filluara në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel kombëtar, në bashkëpunim me Njësitë e Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha me qëllim të një jete më të mirë dhe më cilësore për qytetarët tanë dhe komunat më të pastra me trajtim modern të mbeturinave.

0-02-05-54c30e9e8816bb5c648166ec5354274af7293137afd3b730e13faae9eaa80016_19bdb7c08b822c5e

Paneli i diskutimit është pjesë e projektit të organizatës së qytetarëve “CIVIL” – Libër i Gjelbër dhe synon zhvillimin e burimeve të bazuara në fakte për përmirësimin e njohurive dhe forcimin e ndërgjegjësimit të publikut për vlerat, temat, politikat dhe perspektivat e gjelbra.