Oxhaklieska në konferencën ndërkombëtare “Cilësia dhe kompetenca 2022″

- Matjet e sakta dhe bazat e të dhënave tregojnë efikasitetin e politikave të zbatuara dhe ofrojnë argumente për krijimin e zgjidhjeve më të mira. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vazhdimësi ofron mbështetje për arsimin për të zhvilluar kompetencën e laboratorëve për testimin e parametrave të cilësisë së mjedisit jetësor, tha zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, e cila sot mori pjesë në hapjen e konferencës së pestë ndërkombëtare “Cilësia dhe kompetenca 2022″, që u mbajt në Ohër. 

Заменик министерката Оџаклиеска на меѓународната конференција Kвалитет и компенте

Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i përvojave të laboratorëve të testimit dhe kalibrimit dhe zgjerimi i mundësive për bashkëpunim të ardhshëm të organeve inspektuese në vendin tonë me vendet e rajonit.

- Zbatimi i standardeve ndërkombëtare në vendin tonë, përmirësimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i përvojave me vendet e rajonit është baza për përmirësimin e cilësisë dhe kompetencës gjatë zbatimit të kërkimeve laboratorike që analizojnë situatat në mjedisin jetësor. Në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e mjedisit në të cilin të gjithë jetojmë dhe punojmë çdo ditë, është i nevojshëm bashkëpunimi në të gjitha nivelet, në mënyrë që ne, fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme të jetojmë më mirë – tha Oxhaklieska në fjalimin e saj hyrës.

12

Laboratori qendror në Ministri ka marrë zyrtarisht certifikatën për sistemin e cilësisë sipas standardit ISO 17025 për një laborator të akredituar në vitin 2021. Deri më sot janë certifikuar 12 metoda testimi, nga të cilat 11 janë për cilësinë e ujit dhe një për zhurmën. Akreditimi i metodave të cilësisë së ajrit është planifikuar për periudhën e ardhshme.

Konferenca organizohet nga Shoqata Maqedonase e Laboratorëve dhe Organeve të Inspektimit MAKLAB dhe Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut.