Zëvendësministrja Oxhaklieska në vizitë në shkollën fillore “Liria”- Tetovë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot ka vizituar shkollën fillore “Liria” në Tetovë, ku ka ndjekur një nga orët e shkencës eksperimentale. Gjatë orës së mësimit u kryen tre eksperimente shkencore mbi dukuritë e ndryshme ekologjike dhe klimatike,ndërsa të ftuarit patën mundësi që memësuesit dhe nxënësit të diskutojnë për përvojën e tyre me programin eksperimental për mjedisin dhe ndryshimet klimatike në këtë shkollë. Mënyra e re e ligjëratave shkencore nënkupton përfshirjen aktive të nxënësve në kryerjen e eksperimenteve, gjatë të cilave ata fitojnë përvojë në një mënyrë gjithëpërfshirëse, të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë, që në në një masë të madhe ndihmon në zgjerimin e botëkuptimit dhe përvojave të tyre, si dhe rritjen e nivelit të njohurive dhe zhvillimit të aftësive në këtë fushë.

Në ngjarjen e organizuar nga Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore (UNICEF ECAR), morën pjesë edhe drejtori rajonal i UNICEF ECAR Afshan Kani, përfaqësuesja e përhershme e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricija DiGhovani dhe përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.