Përcaktimi i planit të përbashkët të punës për vitin 2023 me agjencitë e OKB-së për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në vendin tonë

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Odzaklieska mori pjesë në takimin e tretë të Komitetit të Përbashkët Drejtues të OKB-së dhe RMV-së, ku prezantoi qëndrimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me rezultatet e arritura dhe drejtimet për bashkëpunim në këtë fushë të mjedisit në lidhje me Planin e Përbashkët të Punës 2023 të Kornizës së bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara 2021-2025.UN_Zamenik minister

Komiteti i Përbashkët Menaxhues u bashkëkryesua nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rossana Dudziak. Si fusha bashkëpunimi në Planin e Përbashkët Operacional për vitin 2023 në seksionin e mjedisit përcaktohen aktivitetet në fushat: ndryshimet klimatike, menaxhimin e burimeve natyrore, reduktimin e ndotjes së ajrit, reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, mbetjet dhe pastrimin e mbetjeve të rrezikshme, menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve të ngurta. Për zbatimin e masave buxheti në përqindje është 23.4 milionë dollarë amerikanë.UN_Zamenik minister_1

“Në fushën e mjedisit, pavarësisht se krizat aktuale globale që pasuan njëra pas tjetrës e zhvendosën pjesërisht fokusin nga ndryshimet klimatike, ato hapën ende shumë mundësi të tjera, veçanërisht në drejtim të krijimit të masave dhe ndërmarrjes së veprimeve urgjente për përshtatje, përshpejtim të tranzicionit të gjelbër dhe orientim drejt shfrytëzimit më intensiv të burimeve të rinovueshme të energjisë”, theksoi Odzaklieska në fjalimin.

Në lidhje me ndryshimet klimatike, Oxhaklieska theksoi se jemi të fokusuar në mënyrë aktive në miratimin e Ligjit cilësor dhe të zbatueshëm për veprimin klimatik, i cili tashmë është në një fazë të avancuar. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se do të kemi nevojë për mbështetje të fuqishme për implementimin e kontributit te perforcuar Kombëtar, si dhe qasjen në financa nëpërmjet Fondit të Financave të Gjelbërta dhe Fondit të Gjelbër Klimatik. Me rëndësi të veçantë, përballë saj është përdorimi i potencialit të të rinjve për modelimin e zgjidhjeve inovative të përshtatshme për klimën, zhvillimin e një platforme për teknologji të pastra dhe një platforme inovative për punë të gjelbra.

“Ne kemi nevojë për integrimin e ndryshimeve klimatike në politikat dhe kurrikulat kombëtare arsimore, duke ndërtuar zakone të gjelbra për publikun e gjerë si dhe qëndrueshmëri shumë-sektoriale të ndryshimeve klimatike, mbi të gjitha në bujqësi, energji dhe menaxhim të mbeturinave”, tha Odzaklieska.UN_Zamenik minister_2

Sa i përket mbrojtjes së vlerave natyrore, Odzaklieska theksoi se në vitin e kaluar janë arritur rezultate të dukshme në rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, e cila ka arritur në 13,9%, por mbetet sfida e vendosjes së menaxhimit të qëndrueshëm të tyre të cilat sigurisht presin mbështetje nga ekspertë dhe ndihmë financiare.

Ajo përmendi edhe pastrimin e mbetjeve historikisht të rrezikshme në deponinë e vogël në Ohis, zbatimi i të cilit filloi me mbështetjen e UNIDO dhe vazhdon me UNOPS. Ështe e konsiderueshme edhe mbështetja në trajtimin e cilësisë së ajrit të ambientit si një nga problemet më urgjente, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohjes.UN_Zamenik minister_3

“Megjithatë, besoj se kemi plane të mirëkoordinuara me të cilat do të marrim mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare, do të lehtësojmë qasjen në burimet financiare dhe do të arrijmë lidhjen e të gjitha subjekteve përkatëse dhe një qasje të integruar në arritjen e synimeve të përcaktuara. Krijimi i lidhjeve politike në nivel të lartë, pajtimi i shoqërive duke stimuluar shkëmbim të të rinjve dhe projektet arsimore dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke siguruar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në të gjithë procesin, janë gjithashtu aspekte jashtëzakonisht të rëndësishme të kësaj nisme”, tha Oxhaklieska.