Një delegacion nga MMJPH në një skrining shpjegues në Bruksel

Një delegacion nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i koordinuar nga SEP, së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse nga Shqipëria, merr pjesë në skriningun shpjegues në Bruksel, në kuadër të të cilit sot është Kapitulli 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike nga Klasteri 4.MZSPP_skrining_EU

Sipas rendit të ditës, sot shpjegohet ecuria e legjislacionit të Bashkimit Evropian pas vitit 2019 në fushat e: mbetjeve, ujërave, ajrit dhe shkarkimeve industriale, dhe skriningu shpjegues vijon me prezantimin e rregulloreve evropiane në fushat e natyrës, veprimin e klimës dhe mbrojtjen civile.MZSPP_skrining_EU_Brisel

Skriningu në Bruksel, përmes pjesëmarrjes online, përcillet me një përbërje më të gjerë nga pala maqedonase.