Mësime online falas për ndryshimet klimatike në COP 27

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP 27, e cila këtë vit do të mbahet nga 6-18 nëntor 2022 në Sharm El Sheikh, Egjipt, vendet do të bashkohen së bashku për të ndërmarrë veprime të përbashkëta për të arritur qëllimet globale të klimës të hartuara në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike dhe Konventën Korrnizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).COP27

Duke marrë parasysh rezultatet e COP 26 të vitit të kaluar në Glasgow, pritet që në Konferencën e këtij viti vendet të tregojnë se kanë hyrë në një fazë të re zbatimi, përkatësisht se po ndërmarrin veprime për të luftuar ndryshimet klimatike në nivel kombëtar dhe lokal, që korrespondon me angazhimet e tyre klimatike të paraqitura në formën e kontributeve kombëtare.

Gjatë COP27, ekspertët do të zhvillojnë kurse online falas 45-minutëshe të drejtpërdrejta që mbulojnë një sërë temash të ndryshme që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike. Çdo orë online do të mund të ndjekin një maksimum prej 50 pjesëmarrësish dhe do të nevojitet regjistrim paraprak. Vendet do të ndahen në bazë të parimit kush vjen i pari, shërbehet i pari, ndërsa në linkun e mëposhtëm do të mund të regjistroheni për të marrë pjesë në një orë online sipas zgjedhjes suaj:https://cutt.ly/hNzgNl1