Po thellohet bashkëpunimi midis MMJPH-së dhe UNOPS

MZSPP_UNOPSPas miratimit të Planit për remediacion në lokalitetin SHA OHIS, Ministri Nuredini dhe përfaqësuesit e Zyrës së Projektit të MMJPH-së u takuan me drejtoreshën Michela Telatin, dhe Venelin Ranglov – këshilltar për mbështetje në menaxhimin me projektet e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese (UNOPS). Në takim u diskutua edhe për dinamikën e realizimit të aktiviteteve të parashikuara për pastrimin e deponisë së vogël me lindan, si dhe përfundimin e të gjithë procesit të pastrimit të vendit nga kjo substancë e rrezikshme kimike, me përfshirjen e Fondi Multi-Partneritet për mjedisin jetësor për OHIStë menaxhuar nga UNOPS.

Për më tepër, Ministri Nuredini dhe përfaqësuesit e UNOPS diskutuan edhe për mundësi të tjera për zhvillimin e bashkëpunimit më të gjerë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor midis MMJPH-së dhe UNOPS.