Punëtoria rajonale përfundimtare e rrjetit ndërkombëtar ЕCRAN për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike

Rabotilnica zamenik1(06.09.2016) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot në hotelin “Holidej In”, hapi punëtorinë rajonale përfundimtare për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Punëtoria organizohet në kuadër të rrjetit ЕCRAN, i cili i përfshinë të gjitha shtetet ballkanike kandidate ose kandidate potenciale për anëtarësim në BE dhe Turqinë dhe është financuar përmes instrumentit TAEIX të BE-së. Në këtë punëtori u shkëmbyen përvojat e deritashme midis shteteve ballkanike për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike , por edhe për planifikim, koordinim dhe zbatim të politikave kombëtare për realizimin e tyre.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, me këtë rast theksoi:

- “Gjatë planifikimit të zhvillimit në sektorët tanë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike: resurset ujore, shumëllojshmëria biologjike, bujqësia, pylltaria, turizmi, trashëgimia kulturore, dhe shëndeti i njerëzve , patjetër duhet të kihet parasysh edhe aspekti i ndryshimeve të ardhshme potenciale të klimës si dhe ndikimet ndërsektoriale. Aspekti i implikimeve fiskale në aksionet që përfshijnë masa për sigurim të një qëndrueshmërie më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike duhet të jetë kriter për vlerësimin e fizibilitetit të masave të propozuara. Që e gjithë kjo të funksionojë në një mënyrë të qëndrueshme, nevojitet qasje ndërsektoriale dhe marrje të vendimeve të “zgjuara” politike të bazuara shkencërisht. Zbatimi i parimit të participimit të gjerë të të gjitha palëve të interesuara në vendimmarrje është i domosdoshëm për marrje të vendimeve të drejta dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit.

Në këtë drejtim, dhënia përparësi nevojave është kategori esenciale, të cilën konsiderojmë se do ta realizojmë me një strategji afatgjate për aksion klimatik dhe do ta përgatisim me mbështetje të BE-së”.

Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të IPA-s dhe është implementuar nga ENVIROPLAN S.A. (lider) me partnerët e vet të konsorciumit LOUIS BERGER, BiPRO GmbH, EPEM S.A., SLR Consulting Ltd.