Zonat natyrore dhe ekoturizmi fusha të interesit për bashkëpunim me Republikën Çeke

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë Miroslav Toman, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Lubosh Psenka.Fokusi i bisedës ishte në zhvillimin e bashkëpunimit, sigurimin e mbështetjes dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e përmbajtjeve alternative të ekoturizmit, me theks në planifikimin e aktiviteteve dhe shënimin e shtigjeve për biçikleta dhe shtigjeve alpine në zonat natyrore.Interes të veçantë për diskutim nxitën edhe mundësitë të cilat hapen me shpalljen e parkut të ri kombëtar Mali Sharr.

Ne takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në pikat tashmë të identifikuara më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike në nivel rajonal dhe vazhdimi i projektit të OSBE-së në përputhje me Vlerësimin e përpunuar Rajonal për Evropën Juglindore.