Aktivitetet përgatitore për hartimin e Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 Подготвителни активности за изработка на Просторен план на РС Македонија

 

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, hapi takimin informativ me drejtorët e tetë rajoneve planore, ku u bisedua për aktivitetet përgatitore për hartimin e Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vizionin për zhvillimin hapësinor në vendin tonë.

- Me rastin e krijimit të planit hapësinor në nivel kombëtar, merren parasysh politikat e rajoneve dhe komunave, të cilat në kuadër të strategjive dhe planeve të tyre shprehin përgjegjësinë dhe zgjedhjen e tyre në raport me ndryshimet në hapësirë. Kombinimi i suksesshëm i planit hapësinor dhe strategjive për zhvillim në nivel kombëtar, rajonal dhe komunal është vendimtar, sepse njohja reciproke e interesave dhe qëllimeve të niveleve të ndryshme të qeverisjes do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të planifikimit që do të miratohen në nivel kombëtar- tha zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj hyrës, duke theksuar në të njëjtën kohë nevojën për një zgjidhje të planifikuar që do të ketë mbështetje të gjerë publike, veçanërisht në kushtet kur mbrojtja dhe zhvillimi në vend janë jokompatibile.

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit punues për monitorimin e përgatitjes së planit hapësinor të RMV-së, përfaqësues të Sektorit për Planifikim Hapësinor në MMJPH, si dhe përfaqësues të Agjencisë për Planifikim Hapësinor, si hartuese e  Planit Hapësinor.