Мinistri Izairi inspektoi ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prilep

prilep1(22.01.2016) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski, sot në ambientet e komunës zhvilluan një takim pune ku u shqyrtua shkalla e realizimit të projektit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Prilepit si dhe arritën marrëveshje për aktivitetet e intensifikimit të dinamikës së punës. U konstatua se edhe përkundër vonesës së punëve ndërtimore, megjithatë me planin e ri të aktiviteteve dhe me intensifikimin e punëve në terren, reale është të pritet përfundimi i ndërtimit të këtij impianti deri në fund të 2016-ës.

Marrëveshja për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prilep është financuar 85% përmes IPA-s, ndërsa 15% janë bashkëfinancuar nga buxheti i vendit.

Për funksion adekuat të impiantit janë lidhur edhe marrëveshje IPA,të cilat kanë të bëjnë me rehabilitimin, zgjerimin dhe mbikëqyrjen e kanalizimit. Në dhjetor të 2015-ës filloi implementimi i fazes së dytë të rehabilitimin të rrjetit të kanalizimit.

Shuma e përgjithshme e marrëveshjeve për impiantin në fjalë dhe dy fazat e rehabilitimit dhe zgjerimit të sistemit të kanalizimit në Prilep arrinë 25.111.408,13 euro.

Në kuadër të vizitës u inspektua rrjedha e aktiviteteve ndërtimore në vendin ku po ndërtohet impianti i trajtimit të ujërave të zeza.