Sekretarja e shtetërore Shukova në seminarin për mjedisin jetësor kushtuar ujit dhe drejtësisë ekologjike

Државниот секретар Шукова на работилница за животната средина посветена на водатаSekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mori pjesë në takimin për mjedisin jetësor me titull “Uji, drejtësia ekologjike dhe ne”, organizuar nga Fondacioni „Fridrih Ebert“ dhe Qendra për kërkime dhe informacione për mjedisin jetësor  “Ekon-ndërgjegja “ që u mbajt sot në Shkup.

 

Në vitin 2021, Ministria e Mjedisit Jetësor filloi të hartojë një “Metodologji për llogaritjen e njësisë së dëmshmërisë sipas sasisë së ujit të shkarkuar dhe llojit dhe sasisë së materialeve dhe substancave mbetje që shkarkohen në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore.” Në këtë mënyrë vërtetohet angazhimi i vendimmarrësve në realizimin e drejtësisë ekologjike, mbrojtjes së natyrës, si dhe ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve.

Me këtë rast, sekretarja e shtetërore Shukova theksoi:

- Jemi në fund të një projekti tjetër, i financuar nga Fondacioni „Fridrih Ebert“ dhe i menaxhuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i cili kishte për qëllim të sigurojë dokumente që do t’i ndihmojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht institucioneve të saj kompetente në procesin e harmonizimit me kërkesat evropiane për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, por në të njëjtën kohë për të siguruar forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e këtyre dy fushave kyçe mjedisore. Këto janë hapa që na çojnë drejt menaxhimit të duhur të cilësisë së mjedisit jetësor në vendin tonë dhe kjo na afron drejt përmbushjes së rekomandimeve të Bashkimit Evropian në procesin e arritjes së anëtarësimit të ardhshëm në të.

Në seminar morën pjesë përfaqësues të institucioneve kombëtare, profesorë, ekspertë, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ndërsa u promovuan edhe shembujt dhe praktikat të mira nga vendi ynë.