NJOFTIM për Debatin Publik për Projekt-vendimin për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës si zonë të mbrojtur

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e fton publikun e interesuar që të marrë pjesë në debatin publik për Projekt-aktin për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës si zonë të mbrojtur në kategorinë V – zonë e mbrojtur.

Për përfshirje më të qëndrueshme të publikut në proces, do të organizohen katër debate publike, si vijon:

  • Në e Koçanit, 18.08.2020, në ora 18, lokacioni: Monument i Lirisë;
  • Në e Makedonska Kamenicës, 20.08.2020,në ora 18,lokacioni:Parku përpara Shtëpisë së Kulturës;
  • Në e Probishtipit, 25.08.2020, në ora 18, lokacioni: Sheshi sekondar i amfiteatrit;
  • Në e Kriva Pallankës, 26.08.2020, në ora 18, lokacioni: Parku i gjelbër brenda oborrit të Shkollës së Mesme Komunale “Gjoçe Petrov” – Kriva Pallanka.

Projekt-akti është botuar në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregulloreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut(www.ener.gov.mk) dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor(www.moepp.gov.mk) për paraqitjen e komenteve, vërejtjeve dhe konsultime me palët e interesuara. Komentet/ mendimet/sugjerimet, publiku i interesuar mund t’i paraqesë në: infoeko@moepp.gov.mk.

Debatet publike do të mbahen në hapësira të hapura dhe do të respektohen protokollet për organizimin e ngjarjeve publike  (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus).

Për shkak të respektimit të masave të mbrojtjes është e nevojshme ta konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj dhe të përcaktoni se në cilin debat  publik do të merrni pjesë, në adresën e mëposhtme të postës elektronike: skj.mzspp@gmail.com ose te Dijana Sokollovska në: +389 76 233 020.