Sekretar shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – NEBI REXHEPI

Drzaven_Sekretar-Nebi_Rexhepi

I lindur më 06.01.1979 në Gostivar.

Kombësia: Shqipëtar, Republika e Maqedonisë së Veriut

PËRVOJË PUNE

2009-2010

NJVL – Komuna e Vrapçishtës

Sektori i Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Jetësor

Referent i punëve gjeodezike

• Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave hapësinore përmes fotointerpretimit të materialit të imazhit pankromatik dhe multispektral, përvetësimi në terren me matje GPS dhe digjitalizimi nga substrate raster

2010-2011

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Drejtoria e Mjedisit Jetësor

Këshilltar i ndotjes akustike(zhurmës)

• Organizimi i debateve publike për zhvillimin e Planeve të Veprimit për ndotjen akustike dhe përgatitja e Raportit mbi opinionet e publikut.

• Monitorimi i situatës së ndotjes akustike nëpërmjet Rrjetit Shtetëror të Monitorimit dhe rrjeteve lokale të monitorimit, duke analizuar të dhënat nga monitorimi i situatës së ndotjes akustike dhe paraqitjen e një raporti monitorimi për nevojat e autoriteteve dhe institucioneve të tjera shtetërore.

• Propozimi i një Programi vjetor të punës për rrjetin shtetëror për monitorimin e ndotjes akustike dhe dhënia e një mendimi për programin vjetor të punës së rrjetit lokal.

2011-aktuale

Angazhim me kohë të pjesëshme si inxhinier topograf në një firmë gjeodezike private.

2011-2013

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sektori i Planifikimit Hapësinor

Këshilltar i Zbatimit të Planit Hapësinor të R.M.

• Zbatimi i funksioneve të caktuara nga fushëveprimtaria e njësisë në hartimin dhe zbatimin e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë dhe planeve tjera hapësinore për regjione dhe zona të pellgjeve, planit hapësinor të komunave dhe zonave me interes të veçantë për Republikën e Maqedonisë, si dhe koordinimin e procesit të zbatimit të tyre.

2013-2019

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sektori i Planifikimit Hapësinor

Ndihmës Udhëheqës i Sektorit të Planifikimit Hapësinor

2016-2017

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Shef i Kabinetit të Ministrit

2016 – aktuale

Universiteti i Tetovës

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Departamenti i Gjeodezisë dhe Gjeoinformatikës

Profesor asistent

2019-2023

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sektori i Planifikimit Hapësinir

Udhëheqës i Sektorit të Planifikimit Hapësinor

• Udhëheqës i Sektorit të Planifikimit Hapësinor

• Zbatimi i Planit Hapësinor të RM

• Koordinimi i punës së Agjencisë së Planifikimit Hapësinor

• Formimi i një Sistemi për Zbatimin e Planit Hapësinor të RM

• Përfaqësimi i ministrisë në trupa ndërsektorialë, komisione dhe grupe punuese në RMV

• Përgatitja e pjesëmarrjes së MMJPH-së (ministrit) në takime tematike, konferenca etj.

ARSIMIMI

2000-2007

Universiteti Teknik Yildiz, Stamboll, R. e Turqisë

Fakulteti i Ndërtimtarisë

Drejtimi: Gjeodezia dhe Fotogrametria

Studimet universitare të gjeodezisë dhe fotogrametrisë: hartografi, GIS, planifikimi urbanistik, përpunimi i të dhënave hapësinore, gjeodezi industriale, kadastër, histori e gjeodezisë etj.

Inxhinier Gjeodet i diplomuar

1999-2000

Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja Yildiz, Stamboll, R. e Turqisë

Mësimi i gjuhës angleze profesionale si parakusht për regjistrim në studime

Diploma BULATS

1998-1999

Universiteti i Stambollit

Shkolla e Lartë e Gjuhës Turke

1994-1998

Arsimi i Mesëm

SHMQP Zllate Mallakoski, Gostivar

Teknik i maqinerisë

1986-1994

Arsimi Fillor

Naim Frashëri, Negotinë-Pollog, Gostivar

TRAJNIMET NDËRKOMBËTARE

- Trajnim për lidhjen e Direktivës Kornizë për Ujërat me Direktivën për VNMJ/SVNMJ, 2015 Pragë – R.e Çekisë

- Trajnim për banim dhe menaxhim të tokës, 2016 Gjenevë – Zvicër

- Lidhja ndërmjet vlerësimit të duhur me VNMJ/SVNM, 2016 Ankara – Turqi

- Projekti i Menaxhimit të Ekosistemit Ndërkufitar i Fondit të Hapur Rajonal të Biodiversitetit të Evropës Juglindore, 2017 Tiranë Shqipëri.

- Planifikimi i përdorimit të tokës dhe siguria industriale, 2018 Mehelen – Belgjikë.

- Konsultimet rajonale për konsolidimin e legjislacionit për tokën, 2018 Shkup.

- Forcimi i kapaciteteve për aplikimin e politikave dhe praktikave kombëtare për transport të qëndrueshëm – bazuar në rekomandimet nga Raporti i Performancës Mjedisore – EPR, 2019 Budva – Mali i Zi.

- Punëtoria nënrajonale për planifikimin e përdorimit të tokës dhe sigurinë industriale, 2020 Beograd – Serbi.

- Sesioni i njëmbëdhjetë i Forumit Botëror të Urbanizmit (WUF11), 2022 Katovicë – Poloni.

- Integrimi i biodiversitetit në vlerësimin e ndikimit në mjedis, 2022 Vjenë – Austri.

AUTORIZIMET / KOMISIONET

- Autorizimi për një topograf të autorizuar për kryerjen e punëve gjeodete 2013 – aktuale

- Autorizimi për ekspert të autorizuar gjyqësor për ekspertizë në fushën e gjeodezisë, 2020 – aktuale.

- Anëtar i këshillit të IKDH-së për RMV, 2014 – aktuale

- Kryetar i grupit punues për monitorimin e zhvillimit të Planit të ri Hapësinor të RMV 2020-2040.

KARIERA POLITIKE

- Anëtarë i BDI-së.

- Каndidat për deputet në Kuvendin e RM-së, Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014.

- Bartës i listës së këshilltarëve për këshilltarë në Komunën e Vrapçishtës, Zgjedhjet Lokale të vitit 2017

- Каndidat për Kryetar Komune në Komunën e Vrapçishtës, Zgjedhjet Lokale të vitit 2021.

- Kryetar i degës komunale të BDI-së për Komunën e Vrapçishtës, 2022

- Sekretar i Sekretariatit pët Transport dhe Lidhje i BDI-së, 2022

GJUHËT

• Gj. shqipe – gjuhë amtare

• Gj. maqedone

• Gj. angleze

• Gj. turke

• Gj. serbe

AFTËSI SOCIALE

• Aftësi të larta komunikuese

• Krijimi dhe udhëheqja e ekipeve

• Kompetenca në transferimin e njohurive dhe trajnimin

• Koordinimi dhe komunikimi i takimeve ndërkombëtare

• Ndërmjetësimi në një mjedis multikulturor

• Aftësi të shkëlqyera prezantuese

AFTËSI ORGANIZATIVE

• Aftësia për të komunikuar dhe administruar njerëzit, projektet dhe buxhetet

• Aftësi organizative për të punuar nën presion dhe në situata stresuese

• Vlerësimi i kreativitetit në punën ekipore

• Analitik me aftësi kërkimore

 

Drzaven_Sekretar-Nebi_Rexhepi