Naser Nuredini ka lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Ai u shpërngul në Vjenë si fëmijë dhe u arsimua në Shkollën ndërkombëtare të Vjenës para se të mbaronte arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Naser Nuredini e ndërtoi karrierën e tij në sferën e financave në Londër dhe Vjenë, së pari si analist dhe më pas si menaxher investimesh për tregjet në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Qëllimi i tij kryesor gjatë kësaj periudhe ishte tërheqja e investimeve cilësore, të pastra dhe të gjelbra në rajonin ku jeton, me ç’rast e orienton përvojën e tij ndërkufitare të jetë urë lidhëse midis perëndimit dhe lindjes.
Angazhimi i tij për ekonominë e gjelbër ka kontribuar të arrihet një qasje moderne në menaxhimin e mjedisit jetësor që krijon vende të reja pune, kujdes shëndetësor dhe mirëqenie afatgjatë për banorët e saj.
Emaili: KABINET-MOEPP@moepp.gov.mk
INFORMATA PERSONALE
Ditëlindja: 23 Shtator 1979
Vendlindja: Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut
Statusi social: I martuar, baba i një fëmije
EKSPERIENCA
Prill 2016- Nuredini GmbH, Vienë, Drejtor,Këshilltar
Shtator 2014 - Mars 2016 Acquisitor ltd BVI and THAL Discretionary Fund BVI, Vienë-Monako, Drejtor mbi menaxhimin e aseteve dhe investimeve strategjike
Mars 2013 - Qeshor 2014 MKS Management, Vienë-Freiburg, Konsulent
Korrik 2011 - Nëntor2012 ING Bank NV, Londër, Drejtor mbi investime në korporatat e listuara në tregun e Europës Lindore
Korrik 2006 - Korrik 2011 UniCredit CAIB UK Ltd./UniCredit Bank AG, Londër, Zëvendëskryetar mbi menaxhimin e investimeve në Europën Lindore
Dhjetor 2005 - Qershor 2006 CAIB International Markets Ltd., Londër, Analist i kërkimit të kapitalit që mbulon kompanitë e listuara financiare dhe të pasurive të patundshme në Europën Lindore
Mars 2004 - Nëntor 2005 B.P. Invest Consult, Vienë, Analist
EDUKIMI
1998 – 2002 University of Brighton, East Sussex, BA (Hons) in “International Business“, Angli
2000 – 2001 Fachhochschule Mainz “International Business“, Gjermani
1989 – 1998 Vienna International School “International Baccalaureate”, Austri
1986 – 1989 Shkolla Sabidin Bajrami, Maqedonia e Veriut
AFTËSITË
Gjuhë Rrjedhshëm: Shqip, Anglisht, Gjermanisht
Mesatar: Serb
TË TJERA
Anëtar i FCA Mbretëria e Bashkuar e Anglisë
Anëtar i Xetra, Eurex dhe Euronext
Organizim i dy aktiviteteve bamirësie, siq janë “St. Anna Kinderspital” lidhur me luftën kundër kancerit, si dhe nje fond për fëmijët me aftësi të kufizuara.