Exim

 


Në pajtim me Dekretin për vendosjen dhe mënyrën e përdorimit të sistemit informativ njësportel për import, eksport dhe transit të mallrave (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 134/08, si dhe Udhëzimin për të dhënat më të hollësishme për dhënien e licencës për mallrat që importohen / eksportohen nën shenjën D4 nr. 07-3200 / 1, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e solli Udhëzimin për aplikimin dixhital të subjekteve juridike për dhënien e licencës për mallrat që importohen / eksportohen nën shenjën D4 nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nr. 02-8454/1.

Exim (Sistemi njësportel për lisenca për import, eksport dhe transit të mallrave dhe kuotave tarifore) e mundëson dorëzimin elektronik të kërkesave për lisencat për import, eksport dhe transit nga komuniteti i biznesit, si dhe dhënien elektronike të licencave nga institucionet kompetente.

Parashtresa elektronike e kërkesave për lisencat nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bëhet përmes sistemit EXIM duke e zgjedhur linkun në vijim www.exim.gov.mk. Në të njëjtin link publikohen edhe informacionet e nevojshme për kushtet dhe rregullat e regjistrimit të operatorëve ekonomikë në EXIM, ku mund të gjinden edhe manualet për përdorimin e tij.

Udhëzimet

Таbela me lisencat nën kompetencë të MMJPH që jepen nëpërmjet të EXIM

Formularët për parashtrimin e kërkesës për lisencë në formë të shkruar

Mbështetje shfrytëzuese