Njoftim

Duke identifikuar nevojën për luftë efektive kundër korrupsionit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh prioritare që synojnë përmirësimin e profesionalizmit të zyrtarëve dhe respektimin e vazhdueshëm të legjislacionit si dhe sanksionimin e të gjitha formave të sjelljes korruptive.

Në përputhje me  Planin vjetor për parandalimin e korrupsionit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është krijuar një linjë telefonike për raportimin e korrupsionit në institucion me qëllim të forcimit të besimit të qytetarëve.

Në numrin e mëposhtëm të telefonit mund të dërgoni ankesat,  kritikat dhe sugjerimet tuaja në lidhje me punën e Ministrisë:02 / 3251-448.