Takimi i Ministrit Nuredini me Ambasadorin Italian Andrea Silvestri

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim pune me Ambasadorin e sapoemëruar të Italisë Andrea Silvestri. Në takim, Ministri Nuredini informoi Ambasadorin Italian për aktivitetet aktuale dhe prioritetet e Ministrisë në periudhën e ardhshme, duke theksuar serinë e ndryshimeve në ligjet që rregullojnë zonën me të cilën ne synojmë të arrijmë standarde më të larta Evropiane në mbrojtjen e mjedisit.

Nga ana tjetër, Ambasadori Silvestri rikonfirmoi mbështetjen që Italia i jep vendit tonë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së natyrës, por edhe në përgjithësi në mbështetjen e zbatimit të proceseve të integrimit në BE.