Nga 2 shkurti i detyrueshëm respektimi i standardeve për bio – lëndët djegëse të ngurta

Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Ekonomisë, në përputhje me Ligjin për sigurinë e përgjithshme të prodhimeve, përfshiu në Listën e standardeve me të cilat prodhimi konsiderohet i sigurt, standardet për bio-lëndët  djegëse të ngurta.

Me shpalljen e listës plotësuese të standardeve të në Gazetën Zyrtare, nga 2 shkurti, këto standarde bëhen të detyrueshme si për prodhuesit ashtu edhe për tregtarët.

Në këtë mënyrë bëhet rregullimi i cilësisë së lëndëve djegëse të ngurta të përdorura në vend, i cili do të përmirësojë cilësinë e ajrit, mjedisit jetësor dhe shëndetit të njeriut.