Nuredini a prezantoi ambicien kombëtare për klimën në kuadrin e Samitit të Lidershipit për Klimën në SHBA

Sot, Ministri Nuredini prezantoi ambicien klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë vitruale në një tryezë të rrumbullakët ministrore të organizuar nga i Dërguari Special i Presidentit për Klimën John Kerry, në kuadër të samitit të klimës së lidershipit të Presidentit të SHBA Joe Biden.

Kontributi i rishikuar i vendosur kombëtar në një ulje prej 51% të emisioneve të gazrave serë, ose 82% reduktim neto deri në 2030, iu paraqit ministrave nga mbi 20 vende të tjera si pjesë e një angazhimi të SHBA për t’u kthyer në mesin e ekonomive kryesore për të arritur neutralitetin e klimës.

Në takim, Ministri theksoi ambicien serioze të vendit tonë si një vend i vogël, por I ndieshëm ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe mbështetjen e nevojshme nga vendet e zhvilluara për të arritur qëllimet globale.