MMJPH pjesëmarrëse në Forumin e 6-të vjetor Strategjia Evropiane për detin Adriatik dhe Jon

EU_Strategy_Adriatic and Ionian Region

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë Dr. Anzhe Logar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor merr pjesë në hapjen zyrtare të Forumit të 6-të Vjetor të Strategjisë Evropiane për detin Adriatik dhe Jon (EUSAIR), dhe në tryezën e rrumbullakët të EUSAIR – E ARDHMJA E RAJONIT TË ADRIATIKUT DHE JONIT.

Tryeza ministrore u frymëzua nga dialogu midis laureatit të Nobelit Luçka Kaifez Bogataj dhe ambasadorit evropian për ndryshimet klimatike dhe degradimin e mjedisit jetësor Boshtjan Videmzhek mbi çështjen nëse ndryshimi i klimës dhe degradimi i mjedisit janë një kërcënim ekzistencial për Evropën dhe botën, dhe athua nëse nuk mundemi të kemi planet B. mund të kemi plan B. Zyrtarët e lartë të përfshirë diskutuan nëse kërkimi rajonal dhe inovacioni, rrjetëzimi dhe grupimi për rritjen blu, prodhimi i qëndrueshëm dhe konsumi i prodhimeve të detit dhe ushqimit, përmirësimi i menaxhimit detar, siguria detare dhe lidhja reciproke e tregut të qëndrueshëm të energjisë, statusi i mirë mjedisor, ndalimi i humbjes së biodiversitetit dhe degradimi i shërbimeve të ekosistemit, zvogëlimi i rrjedhës së mbeturinave, diversifikimi i produkteve dhe shërbimeve të turizmit mund të arrihen në nivel global.

zamenikZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor Hristina Oxhaklievska, si pjesëmarrëse në diskutimin në panel, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të EUSAIR dhe iniciativës së Adriatikut dhe Jonit dhe theksoi sfidën e veprimit të koordinuar midis vendeve në Pellgun e Drinit si në një mënyrë që do të sigurojë menaxhimin e integruar të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit dhe sfidat me të cilat përballemi me ndryshimin e klimës. MMJPH do të marrë pjesë edhe në seancën e nesërme “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve bregdetare dhe detare për një të ardhme të shëndetshme, përmes rikuperimit të gjelbër dhe të zgjuar” nga shtylla e tretë e Strategjisë Jon-Adriatik për cilësinë e mjedisit jetësor.