Në prag të #COP26, Samitit Rinor për Ndryshime Klimatike në Shkup

Во пресрет на COP26, Младински  самит за климатски промени  во Скопје- Të rinjtë duhet të jenë më të zëshëm që të dëgjohet zëri i tyre – tha ministri Nuredini në sesionin e panelit të titulluar “Veprimet klimatike dhe roli i të rinjve” që ishte pjesë e Samitit Rinor për Ndryshimet Klimatike – nga Milano në Glasgow dhe më gjerë, i cili po mbahet sot në Shkup.

- Ne e kuptojmë rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në marrjen e të gjitha vendimeve në vend, veçanërisht në fushën e klimës, sepse askush nuk është më i prekur se ata. Edhe gjatë përgatitjes së Kontributit të Rishikuar Kombëtar në Marrëveshjen e Parisit, ne i kushtuam vëmendje të veçantë konsultimit të të rinjve dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si institucion përgjegjës për propozimin e politikave klimatike mbështeti zbatimin e aktiviteteve të ndryshme për përfshirjen e të rinjve në marrjen e vendimeve, nga punëtoritë, konsultime të gamizuara, deri te përpunimi i një platforme të veçantë në internet për grupet e të rinjve, aktivistë dhe pale të tjera të interesit dhe merr parasysh parimet kryesore të përmendura nga të rinjtë për veprime klimatike të përshtatshme dhe relevante – tha Nuredini.

Iniciativa mbështetet nga UNICEF dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Samiti është organizuar në partneritet me Ambasadën e Italisë, si një nga nikoqirët e Samitit Rinor për Ndryshimet Klimatike të OKB-së, në Milano dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, si nikoqire e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Glasgow.