Takim ndërmjet sekretarëve shtetërorë për mjedisin jetësorë  të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kaja Shukova sot realizoi një takim pune me kolegun e saj nga Republika e Sllovenisë, Robert Rozhac.

Në takim, u shkëmbyen mendime, përvoja dhe ide në lidhje me strukturën institucionale, sfidat dhe kompetencat në përgatitjen e Ligjit për Planifikim hapësinor, si dhe përgatitjen e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dokumente që janë me karakter strategjik dhe zhvillimor për vendin tonë.

Republika e Sllovenisë paraqet shembull për sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, veçanërisht për faktin se të dy vendet ndajnë një të kaluar të përbashkët dhe përballen me sfida të ngjashme në rrugën e zbatimit të politikave dhe legjislacionit evropian në këtë fushë.