Takimi i Oxhaklieskës me deputetët dhe banorët e komunave të Malit Sharr

Në përputhje me konkluzionet nga takimi i Ministrit Nuredini me ekipin e ekspertëve që punojnë në analizën dhe përfshirjen e të gjitha vërejtjeve dhe komenteve të marra nga publiku i interesuar në lidhje me projektligjin për shpalljen pjesë të Maleve Shar për Park Kombëtar , sot, Zëvendës Ministri i Mjedisit Hristina Oxhaklieska mbajti një takim me deputetët në Asamblenë e RMV Maja Moraçanin dhe Fanica Nikolloska, të shoqëruar nga Lazar Gjorgjevski, këshilltar në komunën e Tearcës dhe Ivica Muihajlovski, banor i Vratnicës.

Në takim u diskutuan aktivitetet aktuale në lidhje me Malin e Sharrit, por gjithashtu nevoja dhe gatishmëria e institucioneve të ndryshme për të mbështetur këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm që do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm përmes mbrojtjes së zonës.