Takimi i ministrit Nuredini me kryetarin e komunës së Prilepit: Identifikohen projektet  prioritare për Prilepin

1(10.09.2019 ) Sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, pati një takim me kryetarin e komunës së Prilepit Ilija Jovanoski. Në takim morën pjesë gjithashtu zëvendësministri Jani Makraduli dhe sekretarja shtetërore Ana Petrovska.

Kryetari i komunës së Prilepit shprehu kënaqësi për rolin proaktiv të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i cili paraprakisht u dërgoi  kërkesë të gjitha komunave për të identifikuar projektet prioritare për financim përmes programeve të Ministrisë në vitin e ardhshëm. Projektet prioritare të komunës së Prilepit janë identifikuar dhe për to është përgatitur tashmë, ose po përgatitet dokumentacioni teknik. Suksesi i zbatimit të programeve kombëtare, tha ministri Nuredini, varet drejtpërdrejt nga shkalla e gatishmërisë së projekteve.

Po ashtu, kryetari Jovanoski kërkoi nga Ministria që të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së një stacioni matës të cilësisë së ajrit ambiental në Prilep, me ç’rastministri theksoi se po bëhen analizarreth nevojës për zgjerimin e sistemit kombëtar të monitorimit të cilësisë së ajrit ambiental dhe natyrisht Prilepi do të përfshihen në ato analiza.

Bashkëpunimi me komunat dhe Ministrinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për këtë arsye koordinimi i ngushtë me këtë dhe komunat tjera do të vazhdojë me qëllim të intensifikimit të investimeve në projekte për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.