Republika e Maqedonisë së Veriut i është bashkuar familjes së shteteve që kanë Listë të Kuqe Kombëtare të përgatitur në përputhje me rekomandimet më të rrepta të IUCN

10Sot, në kuadër të ngjarjes përmbyllëse të komponentit të dytë të projektit GEF/UNEP “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe ruajtjes së biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”, u prezantuan rezultatet e procesit dy-vjeçar të përpunimit të Listave të Kuqe Kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke vepruar kështu, shteti ynë ka hyrë në familjen e shteteve që kanë një Listë të Kuqe Kombëtare. Për më tepër, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ky është shembulli i parë në rajonin ku procedura përputhej me rekomandimet më të rrepta të IUCN.

Në këtë ngjarje gjithashtuu prezantua edheueb-faqja kombëatre e Listës së Kuqe Kombëtare, Detajet e Listës së Kuqe për zvarranikët dhe amfibët, Lista e përparësive për bimët vaskulare, dhe u diskutua edhe për përdorimin e listave të kuqe në politikën kombëtare, si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Listave të Kuqe në vendin tonë.

Duke vënë në dukje se është veçanërisht krenar që në emër të MMJPH-së, ka nderin  ta  hapë një konferencë në të cilën promovohet Lista e Kuqe Kombëtare, zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, tha në fjalën e tij të hapjes: “Dua të theksoj se është një kontribut i pastër shkencor i ekspertëve të Maqedonisë, të cilët së bashku me stafin e sektorit të natyrës së MMJPH, si dhe partnerët ndërkombëtarë IUCN dhe UNEP, kanë punuar në këtë projekt. Lista e Kuqe Kombëtare është një mjet i rëndësishëm për monitorimin e biodiversitetit dhe do të ndihmojë në identifikimin e specieve dhe zonave me përparësi për krijimin e politikave të suksesshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës. Zhvillimi i Listave të Kuqe është një nga aktivitetet më të rëndësishme të MMJPH në fushën e mbrojtjes së natyrës, dhe është gjithashtu një nga veprimet prioritare të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës 2017-2028.

Në kuadër të Projektit, janë identifikuar dhe sistemuar 46 specie nga Herpetofauna (amfibë dhe zvarranikë) dhe është bërë një vlerësim i 14 specieve bimore që e kanë statusin ndërkombëtar dhe kombëtar të mbrojtjes.

Listat e Kuqe Kombëtare ju ndihmon vendeve: të identifikojnë në mënyrë më efikasestatusindhe trendin së ruajtjes së specieve, krijimin e politikave, ngritjen e vetëdijes për speciet e rrezikuara dhe integrimin e vlerave të biodiversitetit në proceset e zhvillimit dhe planifikimit.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).

Procesine zhvillimit të Listave të para Kombëtare të Kuqe në RMVe udhëheq MMJPH me mbështetje nga Unioni Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) përmes Zyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) me seli në Beograd.