Është pranuar iniciativa e MMJPH-së: Qeveria dhe organet e tjera të administratës shtetërore nuk do të përdorin plastik për një përdorim të njëhershëm dhe ambalazhe plastike

NurediniMe informacionin që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit të Qeverisë e miratoi iniciativën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për ndërprerjen e furnizimeve të paketimeve të njëhershme dhe plastikës nga institucionet shtetërore, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e filloi konferencën për shtyp të cilën e mbajti sot para fillimit të debatit publik në lidhje me gjashtë projektligjet e reja për menaxhimin e mbeturinave.

„Me kënaqësinë ju informojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për ndërprerjen e furnizimevetë paketimeve të njëhershme dhe plastikës nga institucionet shtetërore, që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari i 2020. Kjo do të thotë që në furnizimin e ardhshëm publik të zbatuar nga Qeveria, shishet plastike do të zëvendësohen me gota qelqi , nuk do të furnizohen gota plastike, kashta plastike, lugë dhe enë të tjera plastike për një përdorim të njëhershëm dhe nuk do të furnizohen produkte siç është sheqeri, në ambalazh plastike por me shumicë.

Gjithashtu u vendos se Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme dhe Shërbimevedhe të gjitha ministritë, organet në përbërje, sekretariati dhe shërbimet e ekspertëve nuk do të lidhin kontrata për furnizime publike me prodhuesit, pa paraqitur dëshmi se, të paktën për vitin aktual, në tërsi i kanë përmbushur detyrimet në përputhje me legjislacionin në fushën e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave.

Këto masa janë gjithashtu pjesë e Planit të parandalimit të krijimit të mbeturinave të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitur nga Ministria dhe do të sillen zyrtarisht pas miratimit të pakossë re të ligjeve për menaxhimin e mbeturinave, i cili aktualisht është në konsultim dhe për të cilat mbahen debatet publike, informoi Ministri Nuredini.