Pragu i alarmit në Manastir u ndërpre, rekomandimet dhe masat pushojnë të jenë të vlefshme

Sipas të dhënave nga SSHMCA më 21.02.2021, koncentrimet  mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 163 mg / m3, dhe episodi i dy ditëve radhazi ndërpritet në Manastir në pikën matëse Manastir 2, me këtë ndërpritet edhe vlefshmëria e  rekomandimeve dhe masave afatshkurtra gjatë tejkalimit të  pragut të  alarmit.

MMJPH-  inmformacionin për ndërprerjen  e vlefshmërisë së masave i dorëzoi Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Drejtorisë së Mjedisit, Sektorit të Komunikimit Publik në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe komunës të Manastirit.