U prezantuan rezultatet e projektit: “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”

Në mbledhjen e sotme të fundit të Bordit të Projektit: “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga Programi i Zhvillimit i KB (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u prezantuan rezultatet e arritura , sfidat e tejkaluara, si dhe kontributi për mbrojtjen e natyrës në vend nga zbatimi i projektit.

Podobruvanje so upravuvanje na zastiteni podracja_1

Gjatë kësaj, u theksua bashkëpunimi i suksesshëm midis të gjitha palëve të përfshira si parakusht për zbatimin e aktiviteteve të projektit.

Në fjalimin e tij, Ministri Nuredini falënderoi për mbështetjen financiare  BE-në si dhe implementuesin UNDP, duke shprehur shpresë se projekti do të sigurojë menaxhim më të mirë të zonave të mbrojtura dhe përfituesit e granteve qëndrueshmëri të rezultateve të arritura.

Projekti siguroi mjete me vlerë prej 4 milion euro, si  ndihmë për 25 përfitues të granteve, në të cilat u përfshinë të gjitha parqet kombëtare në vend.

Podobruvanje so upravuvanje na zastiteni podracja_Pelister