U prezantuan versionet e para të punës së Ligjit për Veprimin Klimatik dhe Akteve nënligjore

1Sot u mbajt një ngjarje video për prezantimin fillestar mbi versionin e parë të punës të Ligjit për Veprimin Klimatik dhe versioneve të punës të akteve nënligjore, të përgatitura nga projekti i financuar nga BE-ja “Përgatitja e strategjisë dhe ligjit afatgjatë mbi veprimin e klimës”.

Në prezantim morën pjesë përfaqësues të ministrive përkatëse, institucioneve publike, sektorit civil dhe palë të tjera të interesuara që merren me aspektet në lidhje me ndryshimin e klimës dhe veprimin e klimës.

Qëllimi i prezantimit është të sigurojë një informacion gjithëpërfshirës mbi përmbajtjen dhe fushën e versionit të punës së Ligjit për Veprim Klimatik dhe versionet e punës së akteve nënligjore të përgatitura nga Projekti (sipas detyrës së projektit), për të siguruar një pasqyrë të gjendjes aktuale të transpozimit dhe zbatimit në vend, si dhe të informohet për arritjet më të fundit të politikës së BE-së për klimën.

Krahas kësaj, prezantimi siguroi një platformë për diskutim dhe shkëmbim mendimesh mbi përforcimin e aktiviteteve klimatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Informacionet e marra do të përdoren si bazë për ndryshime dhe plotësime të mëtejshme në versionet e punës së akteve ligjore nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.