Fillon projekti i ri për ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit  

Sostanok_GEFMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Udhëheqësi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) nga Viena, Harald Egerer, hapën sot takimin hyrës për projektin GEF/UNEP “Ruajtja e Biodiversitetit, Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Turizmit në Maqedoninë e Veriut” (GEF7), duke shpallur fazën përgatitore.

Në takim u prezantuan objektivat e propozuara të projektit, komponentët e propozuar të projektit, rezultatet e pritura, plani i punës për zbatimin e fazës përgatitore, si dhe procesi i përfshierjes së palëve të interesuara dhe procedurat dhe kërkesat e GEF. U prezantua edhe situata me biodiversitetin dhe degradimin e tokës në vendin tonë, si dhe statusi, aktivitetet e planifikuara dhe perspektivat e identifikuara me Projekt-Planin e Menaxhimit të PK Mali Sharr.

Projekti i ri financohet nga Fondi Global i Mjedisit Jetësor (GEF) dhe do të zbatohet përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. I njëjti duhet të mbështesë përpjekjet kombëtare dhe lokale për të arritur qëllimet kombëtare për neutralizimin e degradimit të tokës dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut, përmes menaxhimit të integruar të zonave.

Rritja e territorit të zonave të mbrojtura në vend me shpalljen e Osogovës gjatë vitit 2021 dhe së fundmi Maleshevës për zonë të mbrojtur dhe një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar ka arritur shifrën prej 13.8% të territorit të përgjithshëm të vendit, por sfidë mbetet vendosja në funksion e mekanizmave për mbrojtjen në zonat e mbrojtura. Projektet GEF/UNEP për një kohë të gjatë janë prezent në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së Malit Sharr, por projekti GEF7 synon të arrijë përfitime për natyrën në tërë territorin e vendit dhe sinergji me programet e tjera për mbrojtjen e natyrës që zbatohen tek ne.