U siguruan mjete shtesë për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Koçani

Potpisuvanje_dogovor_za_precistitelna_stanica_1(24.12.2019)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës Sibil Suter Tehada, kryetari i Komunës së Koçanit Nikollço Ilijev dhe drejtori i NP “Solidarnost” nga Vinica Aleksandar Trajkov, e nënshkruan Aneksin e Kontratës së projektit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Koçani me anë të të cilit u siguruan mjete shtesë për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Brenda këtij Aneksi, 2.375.000,00 franga zvicerane shtesë të siguruara nga Konfederata e Zvicrës dhe 260.000,00 franga zvicerane nga Komuna e Koçanit do të mbështeten masat për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit për lidhjen e Vinicës dhe fshatrave fqinje me STUZ Koçani dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në Vinicë. Gjithashtu me këto mjete do të mundësohet zhvillimi i korporatave të ndërmarrjeve publike komunale në Koçani dhe Vinicë, do të zhvillohen aftësi për menaxhimin e ujërave të zeza në ndërmarrje dhe në komponentën e infrastrukturës do të realizohen masa prioritare për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në Koçani dhe në fshatrat fqinje Orizari dhe Tërkanje.

Me Aneksin, vlera totale e projektit është 2.570.400,00 franga zvicerane, dhe periudha e zbatimit është 2020-2021.