NUREDINI: Fillon ndërtimi për të siguruar një sistem për kullimin e ujërave të zeza komunale në komunën e Bogovinës

НУРЕДИНИ Започнуваат градежните за обезбедување на систем за одведување на комуна  Pas inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në Gostivar, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, inspektuan aktivitetet ndërtimore për rrjetin e kanalizimeve në komunën e Bogovinës.

“Ky projekt do të sigurojë një sistem për kullimin e ujërave të ndotura komunale për vendbanimet në Kamjan dhe Bogovinë, dhe është projektuar si një aktivitet trevjeçar me fonde të siguruara prej rreth 266 milion denarë nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)” tha ministri Nuredini. Në vendbanimin Kamjan, rrjeti i kanalizimeve do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km. Vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 123 milionë denarë, ndërsa në vendbanimin Bogovinë do të mbulojë 85 krahë me një gjatësi totale prej 28 km, dhe vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 143 milionë denarë.

MMJPH vazhdimisht e mbështet komunën e Bogovinës me investime kapitale dhe sigurimin e burimeve financiare. Që nga viti 2019, përveç projektit të këtij viti, nga programet e MMJPH -së është financuar përgatitja e dokumentacionit dhe ndërtimi i ujësjellësi në fshatin Pirok në vlerë prej rreth 3 milion denarë, prokurimi i fidanëve dhe pemëve të tjera me vlerë rreth 1 milion denarë, projekti për transport dhe instalim të tubave të kanalizimeve fekale në fshatin Zherovjane në vlerë prej rreth 6 milion denarë.

“Përpjekjet tona për një mjedis të shëndetshëm dhe një jetë të shëndetshme për të gjithë qytetarët nuk do të përfundojnë këtu, ne vazhdojmë të zbatojmë projekte në fushën e mjedisit jetësor në të gjitha komunat në vend”, tha në fund ministri Nuredini.