Nuredini: Burimet ujore janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe duhet të punojmë për përdorimin dhe mbrojtjen e tyre të qëndrueshme

1Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ekipin profesional të Ministrisë, biseduan me përfaqësuesit e Institutit për Studime të Komunikimit, të cilët janë bartës të fushatës “Qartëso gjithçka”. Përfaqësuesit e ISK-së prezantuan pjesëmarrësit me aktivitetet e tyre të përqendruara në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve natyrore në vendin tonë.

Ministri Nuredini, theksoi se menaxhimi dhe mbrojtja e ujërave është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe zhvillimi i bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara që kanë ekspertizë dhe janë të gatshëm të kontribuojnë, është i mirëpritur.

Mënyrat e mundshme të arritjes së bashkëpunimit në mbështetje të fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për sjelljen e përgjegjshme dhe përdorimin e burimeve ujore, në përmirësimin e menaxhimit të ujërave dhe përmirësimin e rregullativës ligjore, u parashtruan edhe pyetje në lidhje me nevojën për kontrolle më intensive inspektuese në zonë.