(Njoftim) Ngjarja e Inagurimit të Parkut të ri Kombëtar të Malit Sharr

Të nderuar, 

Ju njoftojmë se më 9 shtator 2021 (e enjte) në qendrën e skijimit Kodra e Diellit do të organizohet një ngjarje me rastin e shpalljes së Malit  Sharr park kombëtar.

Ju ftojmë të merrni pjesë në festimin solemn të këtij suksesi historik me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ministra të tjerë, deputetë, diplomatë, kryetarë komunash, mysafirë të rëndësishëm nga organizatat dhe institucionet vendase dhe të huaja, si dhe sektori civil.

Programi zyrtar do të fillojë me fjalime në orën 12:00 në stacionin përfundimtarë para teleferikut – gjashtë vendësh, pastaj do të pasojë degustimi i produkteve tradicionale vendase, si dhe shëtitje me kalë, çiklizëm dhe alpinizëm.

Për shkak të respektimit të protokolleve Kovid, është e nevojshme që ekipet e gazetarëve të mbërrijnë në parkingun para hotelit Kodra e Diellit(https://goo.gl/maps/rdZGj3bEhWtBthkN8) në ora 11:00, kur do të fillojë   udhëtimi i tyre me teleferik në vendin e ngjarjes kryesore. Njoftimet për shtyp janë caktuar në orën 12:40.