Ministri Nuredini realizoi takim pune me Kryetarin e Gostivarit z. Arben Taravari

(18.09.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini realizoi takim pune me Kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari ku u bisedua mbi çështjet lidhur medeponinë ‘’Rusino’’-Gostivar, si dhe mundësitë e klasifikimit dhe reciklimit të mbeturinave. Në takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e realizimit të projekteve mbi mjedisin jetësornë rajonin e Pollogut.